Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Marquinhos: E pabesueshme ta fitosh një finale kështu. Donnarumma? E duam shumë!
Marquinhos, kapiteni i PSG, foli për “Sky Sport” pas fitores me përmbysje (edhe me penallti) ndaj Tottenham në finalen e Superkupës së Europës, të luajtur në Udine: “E pabesueshme të fitosh në këtë mënyrë. Kjo skuadër tregoi edhe një herë personalitet, edhe pse nuk jemi ende në formën tonë maksimale fizike. Arritëm të shënonim golat e nevojshëm falë zëvendësimeve, te penalltitë kemi lojtarë që godasin mirë dhe një portier që na ndihmoi”. Për meritat e Donnarumma: “Gigi, të duam shumë, një puthje për ty”. Më pas tregoi si erdhi përmbysja: “Kur rezultati ishte 2-0 për kundërshtarin, Tottenham u tërhoq shumë prapa. Kjo është e rrezikshme kur e pret PSG-në në këtë mënyrë. Bëmë disa zëvendësime që na dhanë diçka më shumë. Gonçalo (Ramos) hyri shumë...