Ditën e sotme (14 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera – herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.
Sipas SHMU-së, vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe nga orët e mbrëmjes do të ndërpriten.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Deti do të jetë me valëzim 1-2 ballë.


