Tottenham ka zhbllokuar rezultatin në finalen e superkupës së Europës përballë PSG.
Një pjesë e parë e cila u mbyll me avantazhin e anglezëve të cilët arritën të shënojnë në minutën e 39-të me anë të van de Ven.
Një kros i futur në zonë nga ana e portierit Vicario u godit fillimisht me kokë nga lojtari i sapoardhur në ekip Palhinha por preku traversën, dhe mbërriti në këmbët e mbrojtësit holandez, i cili nuk e pati të vështirë të realizonte.
Një pjesë e parë me mjaft ritëm, ku ishin anglezët ata që dominuan pjesën më të madhe të fraksionit të aprë të ndeshjes, por francezët u treguan më cinikë dhe arritën të shënonin.
Kujtojmë që ndeshaj finale mes dy skuadrave po transmetohet LIVE në televizionin kombëtar Vizion Plus, dhe në Tring Sport.
