Finalja UEFA Super Cup i bën bashkë, Duka takohet me dy ish-trajnerët e Kombëtares

Finalja UEFA Super Cup i bën bashkë, Duka takohet me dy ish-trajnerët e Kombëtares

Stadiumi i Udines ka hapur dyert për finalen e UEFA Super Cup. PSG-ja dhe Totenhemi masin forcat me njëri-tjetrin për trofeun e parë sezonal. Në tribunën VIP të stadiumit është i pranishëm edhe Armand Duka, i cili është takuar me dy emra të njohur për tifozët shqiptarë. Bëhet fjalë për dy ish-trajnerët e Kombëtares kuqezi, Xhani De Biazin dhe Edoardo Rejën. Vetë kreu i FSHF-së ka shpërndarë një foto me dy trajnerët italianë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”. Bashkëngjitur fotos, duka ka shkruajtur: “Në stadiumin e Udines për finalen e UEFA Super Cup PSG–Tottenham, së bashku me ish-trajnerët e Kombëtares, Gianni De Biasi dhe Edi Reja”./Sport Ekspres/