Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Burreli kalon Laçin, kurbinasit të shtunën presin Vorën
Burrali priti sot në stadiumin “Liri Ballabani” kurbinasit e trajnerit Rui Amorim për të zhvilluar një ndeshje miqësore. U luajt në orar me temperatura ta larta (17:00) dhe në fund vendasit e teknikut Samuel Nikaj kanë fituar 1-0. Të dyja skuadrat të cilat me 23 gusht do të nisin edicionin e ri në Kategori të Parë ishin më shumë të kujdesura për të parë nga afër afrimet e fundit. Për laçianët kjo ishte miqësorja e 5-të mirpo për t’i vënë vulën gjëndjes së tyre para se të nisin me zyrtaret sezonale do të ketë provën gjenerale të shunën në orën 18:00 në Laç ndaj ekipit të sapopromovuar në Superiore, Vora./Sportiim.al/ Vazhdo leximin