Dimarco do të udhëtojë gjithsesi me skuadrën për në Mynih, ndërsa përdorimi i tij (nga fillimi ose gjatë ndeshjes) kundër Harry Kane dhe shokëve të tij do të vlerësohet nga minuta në minutë prej Simone Inzaghit dhe stafit të tij. Lajmi i mirë vjen nga Alessandro Bastoni.
Mbrojtësi zikaltër, pas zëvendësimit në pushimin e ndeshjes kundër Parmës, është stërvitur sot normalisht me shokët e skuadrës, prandaj është në dispozicion për çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj gjigantëve bavarezë. Të vetmit të dëmtuar në skuadër janë Denzel Dumfries, Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi, lojtarë që do të jenë “spektatorë” nesër në mbrëmje.
Situata në kampionat – Një hap fals i Interit dhe një mundësi që nuk duhet humbur për Napolin. Gara për “Scudetto” ka kaluar vetëm 50% të emocioneve, ato të dhëna nga zikaltrit në ndeshjen e së shtunës kundër Parmës.
Nga 0-2 në 2-2 në “Tardini” për ekipin e Simone Inzaghi, i cili, para sfidës në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich, nuk mund të mos hedhë një sy nga televizori për të ndjekur nga larg ekipin e Antonio Conte në “Dall’Ara” kundër Bologna.
Blutë e vendit të dytë, në rast fitoreje, çka nuk është e thjeshtë për t’u arritur kundër një ekipi në formë si ai i Vincenzo Italiano, do të arrinin në kuotën 67 pikë në klasifikim, vetëm -1 pikë nga kampionët e Italisë në fuqi. Prandaj, sfida e kësaj mbrëmjeje do të jetë vendimtare dhe thelbësore, por sigurisht jo përcaktuese, pasi edhe në rast barazimi, Napoli do të mbetet ende në garë për titullin.
Duke parë kalendarët në vazhdim, rruga e Interit do të jetë shumë më e komplikuar krahasuar me atë të napoletanëve. Ekipi i Inzaghit shpreson të luajë ende 5 ndeshje të tjera në Ligën e Kampionëve dhe 2 në Kupën e Italisë, që do të thotë të luajë dy finale në kompeticione ku Napoli nuk është i pranishëm, për të cilin mbetet vetëm kampionati.
Interi “ndez motorët” para supersfidës me Bayern Munich. Stërvitje e personalizuar për Dimarco, Bastoni është gati
