Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Guardian”: Vala vdekjeprurëse e të nxehtit nxit zjarret në Mesdhe
Vala vdekjeprurëse e të nxehtit që po nxit zjarret në rajonin e Mesdheut ka marrë të paktën tre jetë dhe ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas “The Guardan”. Zjarrfikësit vazhdojnë sot të luftojnë me flakët, ndërkohë, që autoritetet po përgatitën për dëme të tjera, pasi temperaturat në disa zona u rritën ndjeshëm mbi 40°Celcius. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se vala e të nxehtit që po prek pjesë të mëdha të Evropës po krijon kushte ideale për zjarre dhe është një tjetër kujtesë për emergjencën klimatike. “Falë ndryshimeve klimatike, ne tani jetojmë në një botë dukshëm më të ngrohtë”, tha Akshay Deoras, studiues në departamentin e meteorologjisë të Universitetit të Reading, duke shtuar se “shumë ende e nënvlerësojnë rrezikun”. Zjarri në “Tres...