Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Situata me News24, reagon BE: Konflikti mes palëve të zgjidhen duke respektuar ligjshmërinë
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë deklaroi sot se po ndjek nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediet e saj. “Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore”, thekson zyra e BE-së në Tiranë, në një postim në llogarinë zyrtare në X. “Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre”, shton delegacioni i BE-së. Më tej, zyra e BE-së nënvizon se, “këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës”. Kujtojmë se ndërhyrja e pak...