Superkupa e Europës, ja formacionet e mundshme. PSG dhe Tottenham duan ta bëjnë “sefte”

Superkupa e Europës, ja formacionet e mundshme. PSG dhe Tottenham duan ta bëjnë “sefte”

Sot është një ditë e rëndësishme për futbollin europian. Në stadiumin e Udines luhet Superkupa Europiane 2025 mes PSG, fitues i fundit i Champions League, dhe Tottenham, fitues i “Europa League”. Në letër duket qartë favoriti i madh, por shpesh Superkupa e UEFA-s ka rezervuar surpriza të mëdha. Ndeshja mes skuadrave të drejtuara nga Luis Enrique dhe Frank fillon në orën 21:00. Që nga momenti kur finalja e Superkupës Europiane luhet si një ndeshje e vetme dhe në vende të ndryshueshme çdo vit, kjo është hera e parë që zhvillohet në Itali. Mes kampionëve të Europës kanë pasur eksperienca në Serie A: Luis Enrique, Hakimi, Kvaratskhelia, Fabian Ruiz dhe Marquinhos, ndërsa te “Spurs”, në portë është Guglielmo Vicario, zëvendës i Donnarumma në kombëtaren axurre, që...