Chivu: Tani s’ka më kohë, duhet të jemi gati për ndeshjen e parë në kampionat

Chivu: Tani s’ka më kohë, duhet të jemi gati për ndeshjen e parë në kampionat

Pas barazimit 2-2 me Monza, trajneri i Inter, Chivu, foli për mediat: “Ishte e rëndësishme të merrnim disa minuta në fushë. Ata që kishin luajtur më pak në Monako luajtën më shumë kundër Monza”. “Po përpiqemi të përmirësojmë gjendjen tonë duke ruajtur ngarkesën e punës. Pas Monaco patëm edhe një seancë të dyfishtë. Djemtë u përpoqën të bënin më të mirën. Unë përpiqem t’u jap përgjegjësi dhe u kërkoj lojtarëve të japin më të mirën çdo ditë, duke përmirësuar gjithashtu motivimin e tyre”, shtoi Chivu. Më tej, trajneri i Inter komentoi: “Kampionati po na troket në derë dhe ne duhet të jemi gati të vazhdojmë të jemi ekipi konkurrues që kemi qenë vitet e fundit. Shoh angazhim, përkushtim dhe motivim”. “Pas dy javësh pune, nuk...