Di Canio “ofendon” Modric dhe De Bruyne: Serie A po duket si “varreza e elefantëve fisnikë”

Di Canio “ofendon” Modric dhe De Bruyne: Serie A po duket si “varreza e elefantëve fisnikë”

Për të analizuar kampionatin e ri italian, “Gazzetta dello Sport” intervistoi ish-mesfushorin dhe sot opinionistin Paolo Di Canio: “Çfarë kampionati pres? Për Napolin vlen ajo që thoja dikur për Interin. Nëse nuk ndryshon stafin teknik, forcohesh me aprovimin e trajnerit, sepse i kërkon vetë lojtarët. Të tjerët, përkundrazi, ndryshojnë strukturën ose trajnerin. Ja pse Napoli mbetet favorit për titullin në Serie A. Interi me entuziazëm të ri mund të ndryshojë diçka në parimet e lojës, ndërsa Milanin, pa angazhime në Kupat e Europës dhe Allegrin pragmatist, që do t’i kushtojë vëmendje fazës mbrojtëse, e vendos së bashku me Interin pas Napolit. Menjëherë pas tyre shoh Juventusin, që mund të ngjitet më lart nëse largohet Vlahovic dhe vjen Tonali. Atalanta është më larg, jo vetëm sepse mbyllet...