Adriatik BALLA
Merkato vijon me ritme të mëdha në top-ligat kryesore europiane dhe kur është fjala për Realin e Madridit gjërat marrin kuptim serioz. Sipas mediave të ndryshme sportive në Spanjë, “mbretërorët” e Madridit, të cilët do të kërkojnë të rikthejnë titullin nga rivalët e Barcelonës në sezonin e parë të Ksabi Alonsos në stolin e Bernabeut, duken me mungesë opsionesh në mesfushë, gjë që është shqetësuese. Kjo i ka lidhur “Los Blancos” me një lëvizje për Vitinjën, makinerinë e posedimit të PSG-së, pas një sezoni dominues me skuadrën pariziene. Ndërsa PSG-ja fitoi lehtësisht titullin në ligë dhe në Evropë, Vitinja ishte zemra e skuadrës, duke formuar një partneritet të shkëlqyer në mesfushë me bashkëkombasin Joao Neves dhe spanjollin Fabian Ruiz në formacionin 4-3-3 të preferuar të Luis Enrikes.
25-vjeçari ishte vendimtar për suksesin e tyre në shtëpi dhe jashtë, dhe performancat e tij nuk kaluan pa u vënë re. Real Madrid i është atribuar një interes për mesfushorin portugez, i cili do të kushtonte shumë për t’u larguar nga Parisi. Një raport i “One Football” në maj sugjeroi se do të duheshin ofertë mbi 120 milionë euro për të bindur PSG-në të shesë Vitinjën, i cili së fundmi ka firmosur një kontratë të re deri në 2029. Tani është sugjeruar që Real Madrid të mos nxitojë me blerjet e shtrenjta dhe në vend të kësaj të përqendrohet te një produkt i akademisë, i cili në stilin e lojës i ngjan Vitinjës.
Kush është Thiago Pitark? Futbollisti Thiago Pitarch ka tërhequr vëmendjen në përgatitjet para sezonit, ndërsa Real Madrid po punon fort për ta lidhur 18-vjeçarin me një kontratë të re. Adoleshenti, i lindur në gusht 2007, ka prejardhje marokene dhe spanjolle, megjithëse ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij me Kombëtare. Alonso është impresionuar me Pitarch që kur ai filloi të stërvitej me ekipin e parë para sezonit 2025/26 në La Liga. Një faqe e njohur e Real Madrid në X ka postuar për Pitarch-in tek 1.6 milionë ndjekësit e saj, duke theksuar se ai duket gati të jetë pjesë e formacionit të Los Blancos këtë sezon. “Brenda Real Madrid, Thiago Pitarch është krahasuar me profilin e ‘Vitinjës’ shkroi @theMadridZone të hënën në mbrëmje. Real Madrid do ta fillojë sezonin e La Ligës pas një jave, kur do të ndeshet me Osasuna në Bernabeu, me Pitarch që po lufton për t’u përfshirë në listën e parë të Xabi Alonsos për ndeshjet e sezonit.
Reali i Madridit ka gjetur “mbretin e pasimeve” që ngjan me Vitinjën e PSG-së
