Dy gola për 2 minuta, Real Madrid “argëtohet” në Austri (video)

Dy gola për 2 minuta, Real Madrid “argëtohet” në Austri (video)

12 Gusht 2025 19:26 Telesport Real Madrid e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer miqësoren që po luan aktualisht në Austri ndaj Tirol, duke shënuar 2 gola për 2 minuta, brenda 12 minutave të para të lojës. Madrilenët e drejtuar nga Xabi Alonso, e nisin me këtë formacion zyrtar: Courtois; Trent, Militao, Huijsen, Carreras; Tchouameni, Ceballos, Guler, Brahim Diaz; Mbappe, Vinicius. Në minutën e 10-te ishte Eder Militao që zhbllokoi shifrat duke dërguar me kokë topin në rrjetë. Pas më pak se dy minuta, një kombinim fantastik mes Arda Guler dhe Kylian Mbappe, francezi dyfishon shifrat. SHIKOGOLIMILIAT SHIKOGOLIMBAPPE