Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit! INSTAT zbulon shifrat

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit! INSTAT zbulon shifrat

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4% krahasuar me vjet në të njëjtën periudhë, kur erdhën në jetë 5380 bebe. “Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2025 rezultoi pozitive, duke regjistruar 48 lindje më shumë sesa vdekje, ku numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2025 është 4.982, duke shënuar një rënie me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024; numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2025 është 4.934, duke shënuar një rënie prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024”, thuhet në raportin e INSTAT. Sipas raportit të INSTAT në këtë tremujor qarku me rritjen më të lartë të lindjeve është Tirana, dhe...