Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Liverpool gati të shpenzojë 334 milionë euro këtë verë, ja mbrojtësi që po tenton të afrojë
Liverpool duket se do të vazhdojë merkaton e jashtëzakonshme të kësaj vere me afrimin e mbrojtësit qendror të Crystal Palace, Marc Guéhi. Sipas “The Times”, klubi nga Anfield është gati të bëjë një ofertë që mund të arrijë në total 35 milionë paund (rreth 40.5 milionë euro) për 25-vjeçarin. Nëse marrëveshja finalizohet, Guéhi do të bëhej mbrojtësi qendror më i shtrenjtë i Liverpool-it që nga transferimi i Virgil Van Dijk nga Southampton për 84.6 milionë euro në janar 2018. Guéhi ka qenë objekt interesimi edhe më parë. Verën e kaluar, Newcastle thuhet se bëri një ofertë që u refuzua nga Palace, ndërsa Tottenham tentoi ta transferonte në janar. Megjithatë, me kontratën e tij që skadon verën e ardhshme, Crystal Palace është nën presion për ta...