Chelsea i bën propozimin e çuditshëm Man. United për Alejandro Garnacho, por refuzohet direkt

Chelsea i bën propozimin e çuditshëm Man. United për Alejandro Garnacho, por refuzohet direkt

12 Gusht 2025 18:01 Telesport Alejandro Garnacho është kthyer në një shqetësim të madh për drejtuesit e Manchester United. Anësori argjentinas ka vendosur të mbyll njëherë e mirë ciklin e tij me “Djajtë e Kuq” dhe kërkon transferimin te Chelsea. 21-vjeçari ka rënë dakord për kushtet personale me Chelsea-n, ndërsa tani ka mbetur pjesa më e vështirë, që të arrihet marrëveshja mes dy klubeve. Mediat angleze zbulojnë së Chelsea i ka bërë Manchester United një propozim të çuditshëm, duke i ofruar një nga katër lojtarë të tyre në këmbim të Garnacho-s. Nicolas Jackson, Christopher Nkunku, Axel Disasi dhe Renato Veiga, janë emrat e ofruar nga “Blutë” për shkëmbimin kokë më kokë me Garnachon, por Man. United ka refuzuar direkt. “Djajtë e Kuq” do pranojnë largimin...