Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Një ushtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur në përpjekjet për shuarje zjarresh në Malin e Zi
Një ushtar i Malit të Zi ka vdekur dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes. Sipas autoriteteve, ushtria, në bashkëpunim me autoritetet, është duke kryer hetime lidhur me incidentin. Ushtria, bashkë me zjarrfikësit dhe policinë, është duke tentuar për të dytën ditë me radhë që t’i shuajë zjarret që kanë përfshirë zonën rreth Podgoricës, si dhe rajonet mes Budvës dhe Tivarit. Si pasojë e zjarreve është djegur edhe një shtëpi dhe disa prona. Disa banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në afërsi të Podgoricës. “Situata është pak më stabile. Nuk mund ta parashikojmë situatën, por besojmë se duke u...