Pagliuca këshillon Donnarumma: Të shkojë tani te Guardiola, ose pas një viti tek Interi

Pagliuca këshillon Donnarumma: Të shkojë tani te Guardiola, ose pas një viti tek Interi

Krisje totale mes PSG-së dhe Gianluigi Donnarumma. Portieri dhe kapiteni i kombëtares italiane, pas refuzimit për rinovimin e kontratës, është përjashtuar nga lista e të grumbulluarve të klubit francez për Superkupën e Europës, që do të zhvillohet nesër në mbrëmje kundër Tottenham. Një vendim që ka bërë shumë bujë dhe nëpërmjet “La Stampa” është komentuar nga një tjetër portier që ka shkruar faqe të rëndësishme me fanellën e Italisë, Gianluca Pagliuca: “Nuk e kuptoj pse kanë marrë Chevalier. Të gjithë e dinë se Donnarumma ka pasur shumë merita në fitimin e Champions-it. Ka qenë vendimtar pothuajse në të gjitha ndeshjet. Fatkeqësisht ka qenë pothuajse i papunë vetëm në finalen kundër Interit. Është më i forti në botë, besoj se vlen disa milionë më shumë në pagë....