Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E BUJSHME | Salah poshtëron UEFA-n në sytë e të gjithëve! Komenti i tij kthehet viral
11 Gusht 2025 23:11 Telesport Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah, kritikoi UEFA-n për homazhet e saj ndaj Suleiman al-Obeid, ish-legjendës palestineze të futbollit që vdiq të mërkurën e kaluar. Organi evropian i futbollit, në një postim në X, i bëri homazhe lojtarit pa përmendur rrethanat e vdekjes së tij. Sipas Shoqatës Palestineze të Futbollit, al-Obeid u vra të mërkurën e kaluar në Rripin jugor të Gazës, i goditur nga zjarri izraelit ndërsa priste në radhë për ndihmë humanitare. Mohamed Salah, duke ripostuar mesazhin e UEFA-s, u përgjigj drejtpërdrejt: “A mund të na tregoni se si vdiq, ku dhe pse?”