Pas humbjes në finale, Liverpool rikthen interesimin për yllin e Barcelonës

Pas humbjes në finale, Liverpool rikthen interesimin për yllin e Barcelonës

11 Gusht 2025 18:29 Telesport Pavarësisht se ka shpenzuar 300 milionë euro deri tani këtë merkato, Liverpool tregoi dje se ende nuk është gati për sezonin e ri. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot humbi pas penalltive në finalen e Community Shield ndaj Crystal Palace. Problemi kryesor duket se është në repartin e mbrojtjes. Dobësitë e treguara nga Virgil van Dijk dhe Ibrahima Konate në ndeshjen e fundit kanë nxjerrë në pah nevojën për të nënshkruar një qendërmbrojtës të nivelit të lartë. Prej kohësh, Liverpool ka ndjekur Marc Guehi, por Crystal Palace ka kërkuar një shifër rekord për transferimin e tij dhe klubi i kuq është tërhequr nga gara për anglezin. Në këtë situatë, Liverpool i është rikthyer intersimit mbi Ronald Araujo, të cilin e...