Haxhiu: Dy të dyshuarit për vrasjen në Gjilan qëndruan pak muaj në paraburgim

Haxhiu: Dy të dyshuarit për vrasjen në Gjilan qëndruan pak muaj në paraburgim

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në Gjilan, duke e lidhur rastin me mungesën e qëndrimit të gjatë në paraburgim të dy prej të dyshuarve.Duke iu referuar informacioneve të siguruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Haxhiu ka deklaruar se dy nga të dyshuarit kishin qëndruar në paraburgim vetëm nga data 21 qershor 2024 deri më 8 tetor 2024, periudhë që u ndërpre me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se ky trajtim tregon një problem serioz në sistemin e drejtësisë dhe se një qëndrim kaq i shkurtër në paraburgim për veprat që ata dyshohen të kenë kryer mund të sjellë pasoja tragjike.“Një qëndrim kaq i shkurtër dhe ndërprerja...