Nico Williams ka një klauzolë të re! Zbulohet shifra e caktuar në kontratë

Nico Williams ka një klauzolë të re! Zbulohet shifra e caktuar në kontratë

11 Gusht 2025 16:56 Telesport Në fillim të verës, Barcelona ishte pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Klubi katalanas ishte gati të paguante klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh. Megjithatë, marrëveshja nuk u finalizua dhe lojtari nënshkroi kontratë të re 10-vjeçare me Bilbaon. Barcelona nuk kishte në plan ta blinte pas refuzimit të tij një vit më parë, por ishte një sinjal nga agjenti i tij që nxiti interesin e ri të klubit. Barça reagoi shpejt, por nuk arriti të përfundonte transferimin. Klauzola e lirimit e lojtarit tani është rritur ndjeshëm. Për ta transferuar në të ardhmen, Barcelona duhet të paguajë 90 milionë euro. Jo vetëm Barcelona, por edhe klube të tjera të interesuara.