Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
PSG, plas xhelozia për “Topin e Artë”. Al Khelaifi bën tifo për Dembélé, por Hakimi nuk pranon: E meritoj unë
Nuk është ar, gjithçka që shkëlqen. Pas sezonit triumfues dhe fitimit të të parit Champions League, PSG-ja ka futur në listën e 30 kandidatë për “Topin e Artë” 2025 plot 9 lojtarë të saj. Një arritje e madhe, por që nuk ka sjellë vetëm buzëqeshje në dhomën e zhveshjes së Luis Enrique, pasi tashmë kanë dalë tensionet e para mes kandidatëve. Unifikimi fillestar për Dembélé është shpërbërë, pasi Hakimi u pozicionua duke deklaruar: “E meritoj edhe më shumë se një sulmues”. Një deklaratë që klubi parizien tentoi ta censuronte. Ditët e fundit, mediat franceze raportuan se jo të gjithë lojtarët ishin të kënaqur me mbështetjen e presidentit Al Khelaifi për Dembélé. “Do të ishte problem i madh nëse nuk e fiton ai”, – tha presidenti,...