Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Futbollisti i PSG-së del mbi shokët: E meritoj të fitoj “Topin e Artë” për këtë vit
10 Gusht 2025 19:48 Telesport Ndërsa shumë presin një përballje finale midis Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal për “Topin e Artë 2025”, Achraf Hakimi gjithashtu ëndërron të fitojë këtë çmim prestigjioz dhe thotë se e meriton plotësisht atë. Të paktën kjo është ajo që deklaroi mbrojtësi maroken në një intervistë të fundit për “Canal+”. I gjendur në listën me 30 të nominuarit për “Topin e Artë” të këtij viti, bashkë me 8 lojtarë të tjerë të PSG-së, Achraf Hakimi është i bindur se e meriton këtë trofe individual. “Kur njerëzit më përmendin në debatin për “Topin e Artë”, është një ëndërr që nuk kam guxuar kurrë ta imagjinoj. Nëse kam mundësinë ta fitoj, mendoj se e meritoj edhe unë. Pas sezonit historik që kam pasur,...