Chelsea e “feston” fitoren ndaj Milanit me një super lajm, gati transferimi 80 milionë eurosh

Chelsea e “feston” fitoren ndaj Milanit me një super lajm, gati transferimi 80 milionë eurosh

10 Gusht 2025 18:58 Telesport Chelsea ka fituar 4-1 ndaj Milanit sot në miqësoren e luajtur në “Stamford Bridge”. Por, ky nuk është lajmi i vetëm i mirë për tifozët e “Bluve të Londrës”. Fabrizio Romano raporton se Chelsea dhe Leipzig janë shumë afër zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin në Londër të Xavi Simons. Holandezi, 22 vjeç, shihet si përforcimi ideal për mesfushën e “Bluve”. Klubi londinez po kërkon të forcojë mesfushën e tij me një lojtar të aftë të ofrojë kreativitet, driblim dhe një prekje të mirë, cilësi që Xavi Simons i ka demonstruar gjerësisht në Bundesligë. Leipzig e vlerëson holandezin 75-80 milionë euro, por në marrëveshje mund të përfshihen edhe lojtarë të tjerë, të cilët nuk janë në planet e Enzo Maresca-s. Dy...