Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Liverpool e nis “flakë” finalen e Community Shield, shënon 95 milionshi (video)
10 Gusht 2025 16:15 Telesport Në “Wembley” po luhet finalja e Community Shield, mes Crystal Palace dhe Liverpool. Crystal Palace fitoi FA Cup sezonin e kaluar ku mundi në finale Man. City, ndërsa Liverpool është kampioni në fuqi i Premier League. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot e nis finalen në mënyrë të shkëlqyer duke kaluar në avantazh vetëm pas 5 minutash lojë. Dy blerjet e bujshme të kësaj vere, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike, kombinuan në mënyrë perfekte mes tyre dhe sulmuesi i ardhur nga Eintracht Frankfurt për 95 milionë euro në total, dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Finalja nisi me nje ceremoni prekëse në nder të Diogo Joata dhe vëllait të tij Andre Silva, të cilët humbën jetën në një aksident fatal. Po...