10 Gusht 2025
16:53
Telesport
Në “Wembley” po luhet finalja e Community Shield, mes Crystal Palace dhe Liverpool. Crystal Palace fitoi FA Cup sezonin e kaluar ku mundi në finale Man. City, ndërsa Liverpool është kampioni në fuqi i Premier League.
Pjesa e parë është mbyllur 1-2 për të kuqtë. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot e nis finalen në mënyrë të shkëlqyer duke kaluar në avantazh vetëm pas 5 minutash lojë. Dy blerjet e bujshme të kësaj vere, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike, kombinuan në mënyrë perfekte mes tyre dhe sulmuesi i ardhur nga Eintracht Frankfurt për 95 milionë euro në total, dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 15-të, kapiteni Van Dijk pengon brenda zonës Ismaila Sarr, arbitri jep penallti. I zakonshmi Jean-Philippe Mateta tregohet i saktë nga 11-metrat dhe barazon shifrat përkohësisht.
Në minutën e 20-të, blerja tjetër e kësaj vere, Jeremie Frimpong shënon një gol aspak të zakonshëm, pasi topi i nisur për krosim, përfundon në rrjetë.
SHIKOGOLAT
