Vrasja e dyfishtë në Gjilan, dalin pamjet nga ngjarja e rëndë (Foto+Video)

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, dalin pamjet nga ngjarja e rëndë (Foto+Video)

Në mesditën e së dielës, qyteti i Gjilanit është tronditur nga një ngjarje e rëndë në rrugën “Ibrahim Rugova”. Një përleshje me armë zjarri ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve. Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje nga vendi i ngjarjes, ku duken forcat e policisë dhe autoambulancat, si dhe njolla gjaku në rrugë. Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se dyshohet për një rast vrasjeje dhe plagosjeje me armë zjarri. Viktimat u konstatuan të vdekur në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar, ndërsa i dyshuari, një mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë, është ende në arrati. Forcat speciale të policisë kanë rrethuar zonën për të kryer hetimet, ndërsa Prokurori i Shtetit ndodhet...