Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arsenali i prish punë Interit, ndërhyn për Lookman! Zbulohet oferta e anglezëve
10 Gusht 2025 12:46 Telesport Ademola Lookman është në qendër të vëmendjes këtë merkato vere, me Arsenalin që ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për të. Kjo shumë përputhet me kërkesat e Atalantës për shitjen e kartonit të lojtarit. Mesfushori ofensiv ka prishur marrëdhëniet me klubin italian dhe ka refuzuar të stërvitet, duke kërkuar largimin e menjëhershëm. Edhe Interi ka bërë një ofertë serioze prej 42 milionë eurosh plus 3 milionë bonuse. Megjithatë, Atalanta nuk dëshiron ta shesë brenda kampionatit italian. Tashmë gjithçka varet nga vendimi përfundimtar i lojtarit. Arsenal shihet si destinacioni më i mundshëm nëse Lookman pranon transferimin.