Parashikimi i motit, e diela me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditën e diel (10 gusht) vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat do të jenë të larta duke sjellë mot të nxehtë.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi 10-12 m/s.

Valëzimi i detit parashikohet 1-2 ballë.