Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Julian Shehu po përjeton momentin më të mirë në karrierë, lojtari i Kombëtares tund rrjetën në Poloni
Julian Shehu është një nga lojtarët shqiptarë më në formë të momentit. Mesfushori kuqezi po përjeton çastet më të mira në karrierën e tij. Ky sezon ka nisur vrullshëm për 26-vjeçarin. Shehu ka tundur sërish rrjetën me fanellën e Vidzev Lodzit. Futbollisti shqiptar e dërgoi topin në cepin e portës së mbrojtur nga portieri i Visla Plokut në minutën e 42-të të takimit. Goli i tij i dërgoi shifrat në ato përfundimtare 1-1. Në tre ndeshjet e para të sezonit, Julian Shehu numëron 2 gola të shënuar dhe një asist të dhënë./Sport Ekspres/