Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do të shkojmë hap pas hapi
Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës. Në një intervistë dhënë për Klan Kosovës, Grenelli tha se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës. “Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell. I pyetur nga gazetarja Bajrami-Gashi se a e ka ndonjë plan për t’u rikthyer në temat e vjetra si korrigjimi i kufijve, Grenell tha se “nuk ka kthim mbrapa në asgjë”. “Mendoj se planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Ne gjithmonë jemi përqendruar...