Juventus do të përdorë Vlahovic në një operacion shkëmbimi, por jo me Milan. Ja plani i bardhezinjve

Juventus nuk ka hequr dorë nga ideja për të rikthyer në Serie A, Sandro Tonali-n. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Tonali mund të bëhet një lojtar kyç në projektin e ri të bardhezinjve. Profili i tij, përshtatet në mënyrë të përkryer me stilin e lojës që Igor Tudor ka në mendje të zbatojë për szonin e ri.
Por, marrëveshja për transferimin e Sandro Tonali nuk është aspak e lehtë. Newcastle kërkon mbi 60 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin italian, shifër shumë e vështirë kjo për t’u siguruar nga Juventus.
Sipas raportimit në fjalë, Juventus po përpiqet të përdorë në këtë operacion Dusan Vlahovic, për ta bërë koston e transferimit të Tonali-t sa më të ulët. Sulmuesi serb është drejt largimit nga bardhezinjtë, duke ditur që nuk një rinovim mes palëve dhe kontrata e tij skadon pas një viti.
Në anën tjetër, Newcastle po kërkon një sulmues, si zëvendësues të mundshëm të Alexander Isak, pasi suedezi është drejt transferimit te Liverpool. Pasi ka humbur disa kandidatë në këtë merkato, si Liam Delap i cili zgjodhi Chelsea-n, Benjamin Sesko i cili zgjodhi Man. United, plus edhe emra të tjerë, transferimi i Vlahovic mund të ishte një zgjedhje nga “halli” për Newcastle.
Ideja e Juventusit është që të mos paguajë 60-70 milionë euro, sa kërkon Newcastle për Tonali-n, por të paguajë vetëm një pjesë të shumës dhe pjesën tjetër ta mbulojë me transferimin e Vlahovic. Po ashtu, Juventus po shqyrton edhe mundësinë e përfshirjes në këtë operacion të Douglas Luiz, për të cilin ka pasur interes konkret nga “Qymyrxhinjtë”, por pista më e mundshme është ajo me Vlahovic.