Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“86% e shqiptarëve përdorin internetin”/ Eurostat: Online 99% e të rinjve, por nuk kanë aftësi digjitale
Të dhënat e Eurostat tregojnë se mbi 99 % e të rinjve 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, 2 % më shumë se të rinjtë e Europës që arrijnë në shifrën e 97 %. Në të gjitha vendet e BE-së,përfshirë edhe Shqipërinë të rinjtë kishin shumë më tepër gjasa të merrnin pjesë në aktivitete në rrjetet sociale sesa popullsia totale. Krijimi i një profili përdoruesi dhe postimi i mesazheve ose aktiviteteve të lidhura ishte një praktikë e përhapur për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç krahasuar me popullsinë totale. Vetëm 49% e të rinjve 16-29 vjeç kanë aftësi digjitale, nga 71 % që është mesatarja europiane. Aftësitë e TIK-ut konsiderohen thelbësore për të përfituar dhe kontribuar në aktivitetet e bazuara në internet....