Egnatia në tre ndeshje, një “mur” i pakalueshëm

Egnatia në tre ndeshje, një “mur” i pakalueshëm

Egnatia e këtij sezoni ka marrë përsipër një mision të madh. Të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj europiane. Dhe deri tani, ky mision po realizohet jo vetëm me rezultate, por edhe me mënyrën se si po arrihen ato. Sekreti i suksesit? Një mbrojtje që po shndërrohet në armën më të fuqishme të rrogozhinasve. Barazimi 0-0 në transfertë përballë Olimpija Ljubljanës jo vetëm që e la gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, por vulosi edhe një herë faktin se prapavija e drejtuar nga Tetova po tregohet e pathyeshme. Gjithsesi, janë së paku edhe 90-të minuta për t’u luajtur dhe parë nëse ëndrra do të vazhdojë apo do të ndërpritet në mes. KATËR NDESHJE PA PËSUAR – Pesë ndeshje të luajtura në...