Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vllaznia beson te Mala, prizrenasi “tani lider”
Pavarësisht futbollistëve të ndryshëm që kanë ardhur apo ikur nga Vllaznia gjatë kësaj merkatoje verore, një “arritje” për kuqeblutë ka qenë rinovimi me Esat Malën. Prizrenasit i skadoi kontrata në fund të muajit maj dhe pavarësisht se kishte disa oferta në dorë, madje ekonomikisht edhe më të mira se ajo e Vllaznisë, vendosi të qëndronte në Shkodër. Duke vijuar karrierën e tij kështu për sezonin e katërt radhazi në radhët e 9 herë kampionëve të vendit tonë. E patjetër Mala ishte një nga futbollistët kryesorë të sezonit të shkuar me 7 gola dhe 12 asiste në llogarinë e tij personale. Formë të cilën e vijoi edhe me paraqitjet në Europë që zhvilloi në duelet kundër Daugavpils apo Vikingur. Me shtatshkurtrin që në 4 ndeshje arriti...