“Kam djegie në duar”, flet polici hero që shpëtoi katër të plagosurit në aksin Fier-Levan: I lumtur që i shpëtova!

“Kam djegie në duar”, flet polici hero që shpëtoi katër të plagosurit në aksin Fier-Levan: I lumtur që i shpëtova!

Mes flakëve dhe frikës që automjeti mund të shpërthente, efektivi Klajdi Mustaj, i cili u kthye në një hero për jetën e katër qytetarëve, ndërmori rrezikun dhe ndërhyu për të shpëtuar të askdientuarit e një dite më parë në aksin Fier-Levan. Pa mjetet e nevojshme, vetëm me një fikse zjarri të vogël, 26-vjeçari i cili prej 18 muajsh qëndron në radhët e uniformave blu, nxori nga automjeti dhe i largoi në krahë një për një të gjithë të aksidentuarit. Gjatë ndërhyrjes, edhe vetë pësoi lëndime në këmbë, por nuk u ndal deri sa të gjithë shpëtuan nga rreziku. Fillimisht, ashtu si dhe Klajdi ka pohuar së fundmi për Euronews, nxori fëmijën e mitur dhe më pas tre personat e tjerë. I emocionuar, ai tha se...