Bayerni po i humbet lojtarët një nga një, dëmtohet edhe talenti 19-vjeçar

Bayerni po i humbet lojtarët një nga një, dëmtohet edhe talenti 19-vjeçar

Bayern Munich po i humbet lojtarët një nga një. Pas Jamal Musiala, që do të qëndrojë jashtë fushave edhe për disa muaj për shkak të frakturës së fibulës, dhe Serge Gnabry, i cili së fundi ka ulur ngarkesën stërvitore për shkak të problemeve fizike, tani vjen një tjetër telash për Vincent Kompany. Ky dëmtim, të paktën, nuk pritet të jetë afatgjatë. Siç ka bërë të ditur klubi bavarez, Paul Wanner ka pësuar një dëmtim të lehtë të ligamenteve të kyçit të këmbës së majtë gjatë miqësores kundër Tottenham Hotspur, e zhvilluar të enjten në mbrëmje. Mesfushori ofensiv gjerman, vetëm 19 vjeç, hyri në fushë në minutën e 68-të kundër “Spurs” dhe luajti deri në fund të ndeshjes, por tani nuk do të jetë i gatshëm...