Fikja e sinjalit të News 24, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: Ndërprerje e dhunshme e punës nga një aksion i Policisë Shqiptare

Fikja e sinjalit të News 24, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: Ndërprerje e dhunshme e punës nga një aksion i Policisë Shqiptare

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur solidaritet të plotë me kolegët e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, pas ndërprerjes së dhunshme të punës së tyre gjatë një aksioni të Policisë Shqiptare. Sipas AGK ky veprim përbën një goditje të papranueshme dhe të dënueshme ndaj lirisë së medias dhe të drejtës themelore të shqiptarëve për t’u informuar lirshëm dhe pa pengesa. AGK u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të garantojnë mjedisin e lirë dhe të sigurt për punën e gazetarëve dhe të respektojnë parimet demokratike në shërbim të informimit të qytetarëve. Reagimi:  Solidaritet i plotë i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK me kolegët e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare pas ndërprerjes së dhunshme të punës nga një aksion i Policisë Shqiptare. Kjo është...