Milani, merkato edhe në dalje. Ka arkëtuar 111 milionë euro, shuma mund të rritet me largime të tjera

Milani, merkato edhe në dalje. Ka arkëtuar 111 milionë euro, shuma mund të rritet me largime të tjera

Këtë verë, më shumë se kurrë, Milani ka treguar se është një shitës i mirë i lojtarëve të vet. Mes largimeve të Reijnders, Theo Hernandez, Kalulu, Emerson Royal, Pobega, Pellegrino, Sportiello dhe Colombo, drejtuesit e “Djallit” kanë arkëtuar 111 milionë euro, të cilave do t’iu shtohen edhe deri në 35 milionë të tjera të mundshme, të lidhura me bonuse në marrëveshje. Largimet (daljet) mund të mos kenë mbaruar. Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, nuk bëhet fjalë vetëm për Ismael Bennacer dhe Yacine Adli, që janë në margjinat e ekipit kuqezi, për Bondo dhe Terracciano, të destinuar për huazim te Cremonese, për Divock Origi, me të cilin do të rifillojnë negociatat për ndërprerjen e kontratës. Për të zbrazur “gardërobën” e Milanellos mund të largohen edhe dy...