Mohuan testet antidoping, Jamal e Levandovski gjobiten nga UEFA

Mohuan testet antidoping, Jamal e Levandovski gjobiten nga UEFA

UEFA ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Barcelonës dhe lojtarëve të saj pas incidenteve që ndodhën gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit. Siç raportohet nga Marca, organi evropian zbuloi se Lamine Jamal dhe Robert Levandovski nuk i përmbushën udhëzimet antidoping duke mos iu nënshtruar testeve të kërkuara pas ndeshjes. Për këtë arsye, ata u gjobitën me nga 5,000 euro secili. Por sanksionet nuk mbarojnë me kaq. Trajneri Hansi Flik dhe ndihmësi i tij Markus Sorg u pezulluan me një ndeshje nga garat europiane, si dhe një gjobë prej 20,000 eurosh. Të dy trajnerët u shpallën përgjegjës për sjellje që shkeli parimet e sjelljes së UEFA-s, pasi protestuan me forcë kundër ekipit të gjyqtarëve pas humbjes me Inter. Klubi Blaugrana në...