Month: June 2025

  • Shembet ura, 7 viktima në Rusi! Kamionët bien mbi një tren pasagjerësh, 31 të plagosur në kufi me Ukrainën

    Shembet ura, 7 viktima në Rusi! Kamionët bien mbi një tren pasagjerësh, 31 të plagosur në kufi me Ukrainën

    Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi një urë u shemb mbi shinat hekurudhore në Rusi pranë kufirit me Ukrainën, sipas shërbimeve të emergjencës.

    Disa kamionë të rëndë u rrëzuan në Bryansk mbi një tren pasagjerësh i cili ishte në lëvizje, duke lënë gjithashtu 31 persona të plagosur, shkruan BBC.
    Ministria Ruse e Emergjencave tha se njësitë e zjarrfikësve dhe shpëtimit po përpiqeshin të gjenin njerëzit që kishin udhëtuar në tren.
    Në një deklaratë të postuar në Telegram, Hekurudha e Moskës pretendoi se ura ishte shembur “si rezultat i ndërhyrjes së paligjshme në operacionet e transportit”.
    Ndërsa të dielën në mëngjes, një urë tjetër u shemb përgjatë autostradës në rajonin e Kurskut, sipas guvernatorit lokal. Një tren mallrash po udhëtonte mbi urë dhe për shkak dëmtimeve të shinave nga bombardimet një pjesë e trenit kishte rënë poshtë në rrugë.
    Treni u përfshi nga flakët dhe një nga drejtuesit e tij pësoi lëndime të rënda në këmbë. Fotografitë në internet nga incidenti i parë në Bryansk treguan vagonë të dëmtuar dhe pasagjerë që ndihmonin njëri-tjetrin të dilnin nga rrënojat.

    Top Channel

  • E diel me mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm në të gjithë vendin, parashikimi për ditën e sotme

    E diel me mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm në të gjithë vendin, parashikimi për ditën e sotme

    E diela pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin.

    Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës, me vranësira të pakta deri mesatare që mund të shfaqen herë pas here në zonat kodrinore-malore në lindje të territorit, kryesisht në mesditë dhe pasdite.
    Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 3 m/s. Në zonat e ulëta dhe përgjatë bregdetit era do të jetë disi më e fortë, duke arritur deri në 4-6 m/s.
    Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët që varion nga 1 deri në 2 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitetet detare.
    Moti i qëndrueshëm dhe temperaturat e këndshme e bëjnë këtë të diel një ditë të përshtatshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime. Autoritetet këshillojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj ndryshimeve të lehta lokale të motit në zonat malore.

    Top Channel

  • Zbuloni ushqimet që ‘zhdukin’ dëshirën për të konsumuar ëmbëlsira

    Zbuloni ushqimet që ‘zhdukin’ dëshirën për të konsumuar ëmbëlsira

    Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të ëmbël. Janë disa ushqime që mund të zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat. Yndyrnat e shëndetshme mund të ndihmojnë absolutisht në reduktimin e dëshirave për sheqer, veçanërisht kur konsumohen në mëngjes.

    Kosi
    Kosi (grek) përmban yndyrna të shëndetshme dhe proteina, të cilat ndihmojnë në moderimin e rritjes së insulinës që mund të ndodhë pas një mëngjesi me shumë sheqer si drithërat. Ky lloj mëngjesi ndihmon për të mbajtur energjinë dhe oreksin të qëndrueshëm gjatë gjithë mëngjesit. Kosi grek mund të pasurohet me manaferra të freskëta dhe një lugë gjalpë arra, duke e bërë atë një vakt të shëndetshëm dhe të shijshëm.

    Arrat
    Arrat janë një opsion i duhur për të konsumuar gjatë ditës. Arrat përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilat janë të dobishme për shëndetin e trurit dhe stabilitetin e humorit. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë në uljen e dëshirave për ëmbëlsirat.

    Avokado
    Ky ushqim është i pasur me acide yndyrore të pangopura dhe fibra, kështu që siguron një ndjenjë të ngopjes afatgjatë. Kur dikush ha avokado në bukë të thekur, për shembull, ndihmon në rregullimin e oreksit dhe redukton nevojën për të ngrënë ëmbëlsira më vonë gjatë ditës.

  • PSG solli trofeun e CHL në shtëpi, Parisi shndërrohet në ‘arenë lufte’, mbi 300 të arrestuar

    PSG solli trofeun e CHL në shtëpi, Parisi shndërrohet në ‘arenë lufte’, mbi 300 të arrestuar

     

    Fitorja e Champions League nga Paris Saint Germain duket se ka entusiazmuar së tepërmi fansat në Francë, pasi krijuan disa trazira në kryeqytet, duke pasuar kështu dhe në qindra arrestime.

    Të paktën 294 arrestime u shënuan në Paris.

    Trazirat e para u regjistruan që pas golit të parë nga PSG kundër Inter, duke hedhur flakëdanë e fishekzjarre. Pasimi në golat pasardhëse rriti e më shumë ‘adrenalinën’ e parisienëve, duke vijuar me trazirat përgjatë festimeve e pas përfundimit të ndeshjes.

    Paris Saint-Germain është fituesje e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finalen me rezultatin e thellë prej 5-0. Kjo është hera e parë në histori që francezët fitojnë trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh.

     

  • Shqiptari vrau shqiptarin në Mal të Zi, arrestohet autori

    Shqiptari vrau shqiptarin në Mal të Zi, arrestohet autori

    Shtetasi nga Kosova Binak Kabashi, i cili u plagos rëndë dy netë më parë me armë zjarri pranë Kishës së Shën Gjergjit, poshtë kodrës së Goricës në kryeqytetin malazez, Podgoricë, ndërroi jetë.

    Lajmin e konfirmuan mediat nga Mali i Zi, por edhe nga Kosova, të cilat publikuan dhe dinamikën e ngjarjes.

    Pas raportimit të ngjarjes, policia malazeze u vu në kërkim të autorit. Gjatë ditës u njoftua se i dyshuari me inicialet E.B. është mundur të arrestohet në zonën pranë lumit Moraça. Mbi të rëndon akuza e vrasjes.

  • Sarandë/ I riu nga Etiopia kalonte njerëz klandestinë në kufrin shqiptar, arrestohet

    Sarandë/ I riu nga Etiopia kalonte njerëz klandestinë në kufrin shqiptar, arrestohet

    Në orët e para të së dielës nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim edhe me shërbimet e FRONTEX, në kufirin e gjelber në afërsi të piramidës 74, në vendin e quajtur Katajeto, në kufi më Greqinë u kap në flagrancë një grup të huajsh prej 7 personash me origjinë etiopiane që kishin qëllim për të kaluar kufirin e gjelbër me drejtim Greqinë.

    Këtë grup e shoqëronte bashkëkombasi i tyre Finan Kibrom, 31 vjeç edhe ky me shtetësi Etiopiane por banues në Mbreterinë e Bashkuar. 31 vjeçari etiopian ndodhej me këtë grup me qëllim për t’i kaluar ata në mënyrë të paligjshme në territorin Grek kundrejt përfitimit. Për këtë është është bërë arrestimi i 31 vjeçarit Finan Kibrom, ndërkohë që grupi tjetër do të shoqërohen për të shkuar në vendin e tyre.

    Nga hetimet e para dyshohet se 31 vjeçari e kishte rastin e dytë këtë veprim me qëllim përfitimi. Ai vinte me autobuz nga Greqia në vendin tonë nga  Kakavija.

    Këtu merrte grupin me të cilët ishte lidhur më parë dhe nëse realizonte kalimin nga kufiri i gjelbër matanë e priste një taksi për transportimin e tyre brenda territorit grek.

    Arrestimi i 31 vjeçarit Finan Kibrom me shtetësi etippiane dhe banues në Mbretërinë e Bashkuar u bë për veprën penale “Dhenie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

  • Sot 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën

    Sot 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët shprehen lirshëm për të thëne të drejtat e tyre. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.
    Vendet të cilat e festojnë Ditën Botërore të Fëmijëve më datën 20 nëntor e bëjnë këtë në përkujtim të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve miratuar nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor të vitit 1959.
    Në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me organizime dhe aktivitete të larmishme. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.
    Kjo ditë lumturon fëmijët dhe prindërit e tyre kur shohin se fëmijët me buzëqeshjen e tyre të ëmbël. Pra, të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta.

  • 57-vjeçari u vra sot në Lezhë! Saga e gjakmarrjes mes fiseve Gjini dhe Kaza, 5 viktima në 3 dekada

    57-vjeçari u vra sot në Lezhë! Saga e gjakmarrjes mes fiseve Gjini dhe Kaza, 5 viktima në 3 dekada

    Pjetër, Agustin dhe Martin Kaza

    LEZHË-Pjetër Kaza, 57-vjeçari, i cili u ekzekutua sot (1 qershor) me armë zjarri brenda mjetit të tij, teksa po e parkonte në oborrin e banesës, dyshohet të jetë ekzekutuar për hakmarrje. Saga e gjakmarrjes mes fisve Kaza dhe Gjini nisi tre dekada më parë.
    Më datë 7 Janar të vitit 1994, qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.
    Në vitin 1997, Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994. Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale “vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “armëmbajtje pa leje”. Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.

    Një vit më parë më 28 prill 2024 në Belgjikë, u vra Agustin Kaza, vëllai i Pjetër Kazës. 44-vjeçari shqiptar u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit. Ai ndërroi jetë në spital, një javë më pas më 6 maj. Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin.

    Pjetër Kaza, duket se është viktima e radhës nga gjakmarrja, duke e çuar në 5 numrin e persona që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes mes fiseve. Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve./ZËRI

  • Kursi i këmbimit 1 qershor 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

    Kursi i këmbimit 1 qershor 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

    Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.2 lekë.
    Euro do të blihet me 97.9 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë.
    Franga zvicerane do të blihet me 104.3 lekë dhe do të shitet me 105.3 lekë.
    Ndërsa paundi britanik do të blihet me 115.8 lekë dhe do të shitet me 117 lekë.
    Dollari kanadez këmbehet me 62.5 lekë në blerje dhe me 63.7 lekë në shitje.
    Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme.

  • Tronditet Lezha, ekzekutohet te dera e shtëpisë 57-vjeçari. Vrasje mes dy fiseve që nga viti 1994!

    Tronditet Lezha, ekzekutohet te dera e shtëpisë 57-vjeçari. Vrasje mes dy fiseve që nga viti 1994!

    Një ngjarje e rëndë eshte regjistruar ne oret e para te dites se sotme në Tale të Lezhës. Pjetër Kaza, 57 vjeç, u gjet i vrarë në oborrin e banesës së tij në fshatin Tale, në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Trupi i pajetë u zbulua nga bashkëshortja e tij rreth orës 05:00, ndërsa dyshohet se ai është ekzekutuar me armë zjarri me silenciator, pasi nuk është dëgjuar asnjë krismë gjatë natës.
    Viktima ishte kthyer në shtëpi rreth orës 01:00 pas turnit të punës në minierën e Spaçit. Hetimet paraprake sugjerojnë se autorët e kanë pritur dhe e kanë qëlluar në hyrje të banesës.

    Policia dhe prokuroria dyshojnë se vrasja mund të jetë pjesë e një zinxhiri të gjatë gjakmarrjeje mes familjeve Kaza dhe Gjini, që ka nisur në vitin 1994 me ekzekutimin e Ndue Kazës, ish-shef i krimeve në Rrëshen. Për atë ngjarje u dyshuan vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët u arratisën menjëherë pas vrasjes.
    Tre vite më pas, në vitin 1997, vëllai i viktimës, Martin Kaza, mori hak duke vrarë vëllezërit Gjini në qendër të qytetit të Laçit. Për këtë krim ai u dënua me 22 vite burg.
    Hakmarrja u rikthye në prill të vitit 2024, kur në Bruksel u vra Agustin Kaza, një tjetër vëlla i Pjetrit. Ai u qëllua me armë zjarri në një lokal shqiptarësh në lagjen Schaerbeek, ku mbeti i vdekur në vend.
    Ngjarja e fundit në Tale e çon në tre numrin e viktimave të familjes Kaza në këtë konflikt të përgjakshëm që vijon prej më shumë se 30 vitesh. Autoritetet kanë nisur hetime të thelluara për të zbuluar autorët e atentatit dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një valë të re hakmarrjesh në këtë sagë të vjetër kriminale.
    Njoftimi i PolicisëNë fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër”.

  • Berisha godet të vetët? Çupi: Tani gjeti edhe punën e arbitrit brenda llojit

    Berisha godet të vetët? Çupi: Tani gjeti edhe punën e arbitrit brenda llojit

    Katër kandidatët humbës sipas Sali Berishës zgjodhën rrugën e gabuar për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre.
    Kryedemokrati e cilësoi keqkuptim ankimimin e Alimehmetit, Hajdarmataj, Hoxhes dhe Kucanes, të cilët as nuk e pyetën dhe as nuk e pritën, por u ankuan vetë në KAS.
    Por si duhet parë ky qëndrim i Sali Berishës? Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se ky zhvillim tregoi se zërat kundër Sali Berishës në Partinë Demokratike nuk mund të gjejnë hapësirë.
    Sipas Çupit, Berisha përçoi mesazhin se nuk do të tolerojë zëra kundër tij në parti.
    “Kjo tregon se Berisha e konsideron veten me fat se ka gjetur dhe një punë. Tani gjeti dhe punën e arbitrit midis të vetëve. Ky është një konflikt i hapur, i sajuar dhe i nisur që prej primareve. Gjeti një pune të supermacisë, sepse i dominon ato dhe u thotë se do ushqeheni vetëm me atë se çfarë u japë unë. Përsëri mbetet ajo, që njerëzit që thonë një fjalë kundër Berishës mbeten jashtë tij, mbeten jashtë partisë dhe jashtë parlamentit”, tha Çupi.
    Ai theksoi se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tashmë është i rrëzuar dhe ndodhet para drejtësisë.
    “Berisha është i rrëzuar, tani pritet vetëm drejtësia. Nuk ka asnjë shpresë, është para drejtësisë”, tha ai.
    Më tej, Çupi komentoi lëvizjet që mund të bëhen nga ana e mazhorancës, pasi të marrë detyrën e mandatit të katër në muajin shtator, detyrë të cilën ia besuan masivisht qytetarët shqiptarë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit 2025.
    “Do ketë hapje të politikës, është hapja ligjore, janë ndryshimet kushtetuese, do ketë ndryshime në kushtetutë, do ketë hapje në raport me aleatët dhe me fqinjët. Raportin me fqinjët, kemi parasysh këtu rolin që ka Shqipëria te fqinjët. Do ketë ndryshime, të madha drejt përparimit në raport me median, publikun, fjalën e lirë, në radhë të parë më kualitetin dhe kjo është një barrë shumë e madhe që ka marrë perisper mazhoranca e Shqipërisë”, tha ai.

  • Vr*sje në Lezhë, dyshohet si pjesë e një zinxhiri hakmarrjesh që zgjat prej tri dekadash

    Vr*sje në Lezhë, dyshohet si pjesë e një zinxhiri hakmarrjesh që zgjat prej tri dekadash

    Lezhë, 1 qershor 2025 – Një 57-vjeçar është gjetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Tale të Lezhës. Viktima, Pjetër Kaza, është zbuluar pa shenja jete në oborrin e banesës së tij nga bashkëshortja, rreth orës 05:00. Dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri, menjëherë pas kthimit në shtëpi nga puna në minierën e Spaçit, rreth orës 01:00 pas mesnate.Reklama në FieriWeb

    Burime nga policia bëjnë me dije se pista kryesore e hetimeve lidhet me një konflikt të gjatë hakmarrjeje mes dy familjeve, që ka nisur në vitin 1994 me vrasjen e Ndue Kazës, ish-shef i krimeve në qytetin e Rrëshenit. Autorët e dyshuar të asaj ngjarjeje ishin vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët u arratisën menjëherë pas krimit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Tre vite më pas, në vitin 1997, Martin Kaza, vëllai i Ndue Kazës, vrau për hakmarrje vëllezërit Gjini në qytetin e Laçit, duke u dënuar më pas me 22 vite burg.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Konflikti u rikthye sërish më 28 prill 2024, kur në një lokal shqiptarësh në Bruksel u ekzekutua Agustin Kaza, vëllai i Pjetrit. Ai u qëllua disa herë me armë zjarri në kokë dhe kraharor nga autorë ende të paidentifikuar. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Me vrasjen e sotme të Pjetër Kazës, numri i viktimave nga familja Kaza në këtë përplasje të gjatë hakmarrjeje shkon në tre.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Policia e Lezhës dhe prokuroria kanë intensifikuar hetimet dhe janë përqendruar në pistën e gjakmarrjes. Aktualisht po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka rikthyer në vëmendje problematikën e pazgjidhur të konflikteve të trashëguara në veri të vendit, të cilat vazhdojnë të marrin jetë edhe pas dekadash.

  • Champions: a e dini se ç’ishte ky flamur nga tifozët e Paris Saint-Germain?

    Champions: a e dini se ç’ishte ky flamur nga tifozët e Paris Saint-Germain?

    Emocionuese!
    Çfarë gjesti nga tifozët e Paris Saint-Germain… Ekipi i tyre bëri histori me Ligën e tyre të parë të Kampionëve, por ata nuk e harruan Sanën, vajzën e ndjerë të Luis Enrique-s e cila ndërroi jetë nga kanceri në moshën 9 vjeçe në vitin 2019.
    Katër vjet para se të merrte frymën e fundit, Sana e vogël kishte festuar fitoren e babait të saj në Ligën e Kampionëve me Barcelonën, duke mbjellë një flamur në mes të Stadiumit Olimpik të Berlinit, duke prekur zemrat me ëmbëlsinë dhe pafajësinë e saj fëminore.
    “Jam i motivuar të vazhdoj të ec përpara me atë që më jep jeta, duke e ndarë atë me familjen time”, tha trajneri spanjoll, i cili në fund të ndeshjes u shfaq me një bluzë të dizenjuar posaçërisht që ia kishte dhuruar një nga njerëzit e tij nga tribunat. /tesheshi.com/
     
     

  • Bizneset po “largohen” nga kreditimi? Rreth 77% e huasë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë

    Bizneset po “largohen” nga kreditimi? Rreth 77% e huasë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë

    Në muajin Prill të këtij viti huatë e reja të dhëna në total vlerësohen në 32.9 miliardë lekë, me një rënie prej 3.8%, krahasuar me të njetën periudhë të një viti më parë. Kjo vlerë më e ulët është e nxitur kryesisht nga rënia e kredisë për bizneset dhe korporatat jofinanciare private.
    Në muajin Prill të vitit 2025 kredia e re e dhënë për binzeset regjistrohet në 20.5 miliardë lekë, nga 24.8 miliardë lekë në Prill të vitit 2024. Rënia vlerësohet në pak më shumë se 4 miliardë lekë ose 17.6%.

    Nëse analizojmë huanë e dhënë të cilësuar sipas aktivitetit të tyre ekonomik rezulton se vazhdojnë të dominojnë në marrjen e kredive “Tregtia me shumicë dhe me pakicë”, që përfitoi 8.7 miliardë lekë, ose 17.2% më pak krahasuar me Prillin e vitit të kaluar, por njdeshëm më shumë krahasuar me Marsin e të njetit vit. Pesha e kredisë që shkon për tregtinë ndaj totalit të kredive të reja të dhëna për muajin Prill vlerësohet në 43%.
    Në vendin e dytë dhe të tretë renditen “Ndërtimi” dhe “Industria përpunuese” me përkatësisht 4.36 miliardë lekë dhe 2. 53 miliardë lekë kredi të re. Theksojmë se “Ndëtimi” dhe “Industria përpunuese” janë ndër sektorët që shfaqën rritje krahasuar me vitin e mëparshëm, prej 25% dhe 45% respektivisht.
    Pesha që zënë këto sektorë ndaj totalit vlerësohet në 21.7% për ndërtimin dhe 12.5% për industrinë përpunuese. Pra rreth 77% e kredisë totale u alokua drejt këtyre 3 sektorëve.
    Nga ana tjetër, sektorët që kanë marrë më pak kredi gjatë këtij muaji janë “Arsimi” dhe “Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike” me 37 milionë lekë dhe 60 milionë lekë respektivisht. Këto sektorë kanë marrë relativisht më pak kredi krahasuar me sektorët e tjerë duke treguar një orientim më të ulët të tyre drejt investimeve me huamarrje.
    Nëse analizojmë shifrat në terma vjetorë vëmë re se sektori që ka përjetuar rënien më të madhe është pikërisht arsimi pasuar nga aktivitete të tjera shërbimi.

    Nga Xhorxhina Deda / ScanTV

  • ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë, aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025

    ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë, aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025

    Trendet në botën digjitale ndryshojnë vazhdimisht, duke sjellë risitë më të fundit në jetën e përditshme të përdoruesve. Tashmë, pjesa më e madhe e njerëzve kalon orë të tëra nëpërmjet telefonave celularë për funksione nga më të ndryshmet: komunikim, blerje, informim apo argëtim.
    Sipas të dhënave të Appfigures për muajin maj 2025, përdoruesit e iPhone në Shqipëri kanë shfaqur prirje të qarta për disa aplikacione specifike. Në krye të listës renditet ChatGPT, aplikacioni i inteligjencës artificiale që ofron funksione të avancuara për ndihmë personale, krijim përmbajtjeje dhe automatizim të detyrave.

    Në vendin e dytë ndodhet Temu, një platformë e re për blerje online, e cila ka hyrë fuqishëm në tregun shqiptar falë çmimeve të ulëta dhe aksesit të lehtë përmes telefonit. Përdoruesit shqiptarë duket se po e pranojnë shpejt këtë risi digjitale, duke e bërë një nga aplikacionet më të shkarkuara të muajit.
    Vendet e treta dhe katërta i zënë aplikacionet Google dhe Google Maps, për shkak të përdorimit të përditshëm dhe efikasitetit në lundrim dhe kërkime.
    Në vendin e gjashtë renditet Threads, ndërsa në vendin e shtatë ndodhet aplikacioni VPN, që tregon interesin në rritje për privatësinë online dhe aksesin në përmbajtje globale.
    Për përdoruesit e pajisjeve Samsung, renditja ndryshon disi. Aplikacionet ChatGPT dhe Temu renditen në vendin e katërt dhe të pestë duke treguar se edhe përdoruesit e Android kanë ndjekur trendet më të fundit në botën digjitale.
    Në vendin e parë ndodhet një aplikacion shëndetësor: iPulse Heart Rate, që mat rrahjet e zemrës, gjë që përkon me faktin se përdoruesit e Samsung në Shqipëri kanë mesatarisht një moshë më të madhe se ata të iPhone. Në vendin e dytë dhe të tretë gjenden aplikacione për lokalizim dhe editim fotosh, të cilat reflektojnë interesat e ndryshme të përdoruesve.
    Në pjesën më të poshtme të renditjes ndodhen rrjetet sociale si WhatsApp, Instagram dhe Facebook, të cilat megjithëse kanë një përdorim të gjerë, nuk kanë shfaqur ndonjë rritje të veçantë në numrin e shkarkimeve gjatë muajit të fundit. Kjo tregon një stabilitet në përdorimin e tyre, duke qenë tashmë pjesë e pandashme e jetës së përditshme prej vitesh.Nga Eldiona Serani/ ScanTV

  • Gjergj Luca uron 1 Qershorin përmes një mesazhi për mikun e tij Veizin: Një thirrje për dashuri dhe përgjegjësi ndaj brezit evropian të Shqipërisë

    Gjergj Luca uron 1 Qershorin përmes një mesazhi për mikun e tij Veizin: Një thirrje për dashuri dhe përgjegjësi ndaj brezit evropian të Shqipërisë

    Në prag të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, sipërmarrësi dhe qytetari i angazhuar Gjergj Luca ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar këtë ditë: përmes një dedikimi personal ndaj mikut të tij, Veizit, i cili feston ditëlindjen. Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, Luca shkruan:

    “… Urime mikut tim Veizi për ditëlindjen. Jeta vazhdon me punët dhe me detyrimet tona për fëmijët që nesër të bëhen më të mirë se ne. Të rriten pa inate, pa urrejtje e me plot dashuri për Shqipërinë evropiane!”
    Ky urim, që shkon përtej një përgëzimi miqësor, mbart në thelb një mesazh të fortë edukativ e shoqëror. Ai i fton prindërit, qytetarët dhe institucionet që të mos harrojnë asnjëherë përgjegjësinë që mbartin për të formuar brezin e ri, fëmijët e sotëm që do të jenë themeluesit e shoqërisë së nesërme evropiane.
    Gjergj Luca, i njohur jo vetëm për angazhimin e tij si sipërmarrës vizionar, por edhe si një zë i pranishëm dhe reagues i ndjeshëm ndaj zhvillimeve politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, e ka dëshmuar shpesh se mbetet një njeri i fjalës dhe veprimit. Ai është ndër ata zëra që në vend të fjalëve të zbrazëta, zgjedh të flasë me ndjeshmëri, me përulësi dhe me angazhim konkret.
    Mbi të gjitha, Luca ka treguar se është një baba i përkushtuar dhe një qytetar i vetëdijshëm për rolin që luan në formësimin e një shoqërie të drejtë, më të butë dhe më njerëzore për fëmijët. Në qasjen e tij shprehet bindja se dashuria për vendin, për Shqipërinë evropiane që ai evokon, nuk është një slogan politik, por një proces që fillon me edukimin e fëmijëve në frymën e bashkëjetesës, të respektit dhe të dashurisë.
    Ky mesazh i thjeshtë, por i thellë, është një ftesë për reflektim. Sepse çdo 1 Qershor nuk është vetëm një ditë për të shpërndarë lodra apo për të organizuar aktivitete festive, por një moment për të ndalur dhe për të pyetur veten: çfarë po u lëmë fëmijëve? Çfarë shembulli po u japim?
    Në urimin e tij për mikun Veizi, Luca duket se na kujton se fëmijët nuk janë vetëm përgjegjësia jonë, por edhe shpresa jonë më e madhe. Dhe për këtë, u duhen rrënjë në dashuri dhe krahë për të fluturuar drejt së nesërmes.
    AV

  • Zbulohet plani i qeverisë britanike, bisedime me Pentagonin për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore

    Zbulohet plani i qeverisë britanike, bisedime me Pentagonin për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore

    Britania dëshiron të blejë avionë luftarakë të aftë për të lëshuar armë bërthamore taktike, si pjesë e një zgjerimi të madh të kapacitetit të saj ndëshkues për të përballuar kërcënimin në rritje nga Rusia.Qeveria e Sir Keir Starmer është në bisedime për këtë çështje, që do të përfaqësonte zhvillimin më të madh të arsenalit bërthamor të Britanisë që nga Lufta e Ftohtë dhe një pranim se bota ka hyrë në një epokë më të rrezikshme bërthamore.John Healey, sekretari i mbrojtjes, dhe Admirali Sir Tony Radakin, kreu i forcave të armatosura, po kërkojnë të sigurojnë avionë luftarakë të prodhuar në SHBA që janë të aftë të lëshojnë bomba gravitacionale me fuqi më të ulët se armët bërthamore konvencionale.
    Starmer e ka mbështetur gjithashtu këtë ide dhe besohet se janë zhvilluar diskutime me Pentagonin.Kryeministri pritet të nisë rishikimin strategjik të mbrojtjes të hënën nga një port ushtarak britanik. Rishikimi, megjithëse nuk angazhohet konkretisht për kapacitete të lëshuara nga ajri, rekomandon që Britania të shqyrtojë zgjerimin e kontributit të saj në kapacitetin bërthamor të përbashkët të NATO-s në Evropë.Në një intervistë për “The Sunday Times”, Healey nuk pranoi të komentojë mbi bisedimet, por pranoi se Britania duhet të përshtatet me “epokën e re të kërcënimeve” me të cilat përballet.

    “Bota po bëhet padyshim më e rrezikshme. Rreziqet bërthamore po rriten,” tha ai. “Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, përballemi me rreziqe në rritje serioze të një konflikti shtet kundër shteti.”Rishikimi synon gjithashtu ta vendosë Britaninë në një gjendje para-luftë, me propozime të gjera për riarmatim dhe rikthimin e një industrie mbrojtëse që funksionon në mënyrë të vazhdueshme. Healey tha: “Mësimi nga Ukraina … është se forcat e armatosura të një vendi janë aq të forta sa industria që i mbështet.”Një program i ri i mbikëqyrjes nënujore, i njohur si Atlantic Bastion dhe i drejtuar nga marina, do të mbrojë kundër sabotimeve ruse të kabllove të internetit dhe tubacioneve të energjisë.Healey do të fokusohet në zgjidhjen e krizës së rekrutimit në forcat e armatosura, por pritet të vendosë një objektiv afatgjatë për rritjen e madhësisë së ushtrisë.
    Radakin, i cili do të largohet nga detyra si shef i shtabit të mbrojtjes në vjeshtë, thuhet se e sheh zgjerimin e kapacitetit bërthamor si përparësinë më të madhe të mbrojtjes për Britaninë dhe ka qenë prej kohësh mbështetës i kapaciteteve ajrore në mënyrë jozyrtare.Simon Case, ish-sekretari i kabinetit dhe ekspert i mbrojtjes bërthamore që dha dorëheqje si zyrtari më i lartë civil në dhjetor, u bëri thirrje javën e kaluar autoriteteve që të investojnë në një metodë të dytë për lëshimin e arsenalit bërthamor, përveç sistemit me nëndetëse.
    Top Channel

  • Kronologjia e hakmarrjes mes fiseve Kaza dhe Gjini: Nga vrasja e shefit të krimeve, te ekzekutimi i Pjetër Kazës

    Kronologjia e hakmarrjes mes fiseve Kaza dhe Gjini: Nga vrasja e shefit të krimeve, te ekzekutimi i Pjetër Kazës

    Ky është Pjetër Kaza i vrarë para derës së shtëpisë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që Kaza po kthehej me automjetin e tij.
    Policia bën me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Veç njoftimit zyrtar, të tjera burime thonë se pistë hetimi mund të jetë edhe një hakmarrje e mundshme, por nuk përjashtohen edhe konfliktet për motive të tjera, si ai i pronësisë.
    Njoftimi:
    Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
    Seria e hakmarrjeve
    Policia ka si pistë kryesore për krimin e mëngjesit të sotëm në Tale të Lezhës atë të hakmarrjes. Dhe kronologjia e gjakmarrjes duket se nisur tre dekada më parë.
    Më datë 7 Janar të vitit 1994, qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.
    Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.
    Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale “vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “armëmbajtje pa leje”.
    Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.
    Edhe pse Martin Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza. Ai ishte duke pirë një kafe, kur një person i maskuar ju afrua dhe e qëlloi me 4 plumba.
    Edhe ngjarja e sotme (1 qershor), dyshohet se ka për motiv sagën e gjakmarrjes mes dy fiseve, që ka shënuar edhe viktimën e pestë.

    Si u ekzekutua Agustin Kaza vjet në Belgjikë
    Agustin Kaza, vëllai i Pjetër Kazës që u vra sot, është ekzekutuar vitin e kaluar (28 prill) në Belgjikë.
    44-vjeçari shqiptar u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit, teksa vdiq pas një jave në spital (6 maj).

    Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin.
    Augustin Kaza, ishte ulur në një kafene, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë, raporton De Standaard. Madje u publikuan edhe pamje nga atentati.
    Familja Kaza janë me origjinë nga Oroshi i Mirditës.
    Agustin Kaza dyshohet se u vra për gjakmarrje. 44-vjeçari është edhe vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve Gjini, në 3 korrik të 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain shef krimesh në vitin 1994.

    Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017 dhe po vuan ende dënimin në qeli.
    gijotina.com/

  • Lezhë, 57-vjeçari ekzekutohet në oborrin e shtëpisë, një vit më parë i vranë vëllanë në Belgjikë

    Lezhë, 57-vjeçari ekzekutohet në oborrin e shtëpisë, një vit më parë i vranë vëllanë në Belgjikë

    Një krim i rëndë ka ndodhur në Lezhë teksa policia konfirmon se është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç, banues në Tale.
    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi Kaza po kthehej me automjetin e tij.
    Ai dyshohet se është vrarë për gjakmarrje, ndërsa nuk ka patur precedent të mëparshë penalë. Pjetër Kaza është vëllai i Agustin Kazës, i ekzekutuar një vit më parë në Belgjikë.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
    Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Informacion i policise
    Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale.
    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
    Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • “Nuk jemi nga ata ne që marrim kallashin”, Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën!

    “Nuk jemi nga ata ne që marrim kallashin”, Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën!

    vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS dhe vetëm 50 për PD me aleatët.
    “Para 5 muajsh Sali Berisha ishte i burgosur. Ilir Meta, i burgosur. Për 5 muaj, Sali Berisha rikthen shpresën, hyn më betejë dhe merr 4 rezoluta mbështetjeje ndaj PD nga ndërkombëtarët dhe partnerët, merr mbështetje nga SHBA, drejtojnë fushatën, bëri një fushatë të shkëlqyer qytetare, me platformë dhe program. Me programin më të mirë në 35 vite. Tani, kaq bën opozita! Në rast se ju mendoni se opozita duhet të kapë kallashin, këtu nuk kemi për ta bërë”, tha Noka në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
    Ka shumë demokratë që thonë se partive të tjera u kemi dhënë më shumë se sa u takonte. Por për Nokën, në një farsë kurrë nuk analizohen shifrat. “Farsa është farsë. Nëse do të analizoheshin zgjedhje të lira dhe demokratike dhe opozita do të merrte rezultat negativ, atëherë do të shihnim nga vetja dhe dot ë analizohej thellësisht çdo gjë. Në Shqipëri, kartelet bënë listën e kandidatëve dhe sot kanë 28 deputetë në Parlamentin e shtatorit aty brenda”, shtoi ai.