Atentati ndaj kreut të mafies në Malin e Zi, publikohet video kur autori qëllon Marko Ljubishan

Atentati ndaj kreut të mafies në Malin e Zi, publikohet video kur autori qëllon Marko Ljubishan

Shefi i një bande mafioze në Budva të Malit të Zi u plagos të enjten në një atentat ndaj tij në pishinën brenda një kompleksi hotelier në qytetin e Budvës. Shënjestra e atentatit është Marko Ljubisha, i njohur me nofkën ‘Kan’. Ljubisha, një shtetas malazez, është kreu i bandës së Budvës, e afërt me klanin famëkeq ‘Shkalar’. Një burrë i veshur me rroba të lehta, pantallona të shkurtra dhe me një çantë mbi shpatull, zbret shkallët e hotelit dhe i afrohet ‘Kanit’ dhe e qëllon me pistoletë, tregojnë pamjet e publikuara nga Vijesti. Videoja tregon sulmuesin duke zbritur tinëz shkallët, duke qëlluar shefin e bandës dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes. Marko Ljubisa u plagos, por jeta e tij nuk është në rrezik, sipas...