Broja është gati, sulmuesi i hap dritën jeshile transferimit, prezantimi pritet brenda fundjavës

Broja është gati, sulmuesi i hap dritën jeshile transferimit, prezantimi pritet brenda fundjavës

Armando Broja është gati për t’iu bashkuar klubit të Bërnlit. Futbollisti i Kombëtares shqiptare kishte qenë parimisht dakord që në ditën e parë kur Çelsi gjeti akordin me klubin që e kërkonte, për të bërë të mundur këtë lëvizje. Mediat raportuan se ai kishte kryer edhe një pjesë të detyrueshme të vizitave mjekësore për të bërë të mundur hapjen e negociatave mes palëve. Sot, BBC ka bërë të ditur se Broja ka kaluar tre ditët e fundit duke menduar mirë për këtë aventurë të re dhe duke vendosur klauzolat në marrëveshjen personale me klubin që është ngjitur nga Championship. Të njëjtat burme thonë se tashmë ai është gati për të finalizuar maarrveshjen, me zyrtarizmin e saj që pritet brenda 24 orëve të ardhshme dhe prezantimin...