“Menduam nuk dinim të luanim më futboll”, lojtari i Steauas pas përmbysjes ndaj Dritës: Mund t’i trembim të gjithë, por po trembim vetëm veten

“Menduam nuk dinim të luanim më futboll”, lojtari i Steauas pas përmbysjes ndaj Dritës: Mund t’i trembim të gjithë, por po trembim vetëm veten

Drita nuk mundi të ruante dot epërsinë me dy gola kundër Steauas së Bukureshtit. Këta të fundit përmbysën ndeshjen në shifrat 3-2, duke lënë pas eleminimin e hidhur nga Shkëndija. Daniel Birligea e kishte të vështirë të kontrollonte emocionet e tij pas ndeshjes, teksa i është dashur pak kohë për të marrë veten dhe për të folur me gazetarët e pranishë. Ai ka thënë se në javët e fundit lojtarët kanë menduar se nuk dinin të luanin më futboll, prandaj një moment si ky i duhej me patjetër. “Kishte shumë emocione. Gjëja më e rëndësishme ishte që fituam, por na duhej një fitore. Në javët e fundit, menduam se nuk dinim më të luanim futboll. Në pjesën e parë nuk bëmë asgjë. Në pjesën e...