Tregimi për nusen e shëmtuar

Tregimi për nusen e shëmtuar

Nga: Edith Durham (pjesë nga vepra High Albania)Përkthimi: Telegrafi.com Ishte një djalë i ri në një fshat pranë Gjakovës. Babai i tij kishte vdekur. Jetonte me nënën dhe motrën. Oh, sa e shëmtuar ishte motra e tij! Nuk ishte fejuar që në djep – zakonet e qytetit ndryshojnë nga ato të malit – dhe ata me të vërtetë nuk dinin se si ta martonin. Sigurisht që nuk e thoshin këtë, por disi, kur një vajzë është shumë e shëmtuar, të gjithë e marrin vesh. Një ditë, djali shkoi në Prizren për punë. Atje takoi një djalë prizrenas; u bënë menjëherë miq të mirë, dhe secili i tregoi tjetrit se ishte mjaft i pasur dhe se donte të martohej së shpejti. “Do të të jap motrën time!”...