Chelsea “ngec” ndaj Brentford, Tottenham bën detyrën në shtëpi! 5 gola në Fulham-Liverpool

Kanë përfunduar 3 nga 4 ndeshjet e sotme të Premier League, të vlefshme për javën e 31-të. Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Brentford. Një pikë për “Blutë”, e cila i mban ende në vendin e katërt me 53 pikë, dy më shumë se Manchester City i vendit të pestë, i cili luan në orën 17:30 derbin në transfertë ndaj Manchester City United.
Në “Craven Cottage”, Fulham dhe Liverpool dhuruan spektakël në një sfidë ku u shënuan 5 gola. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot kaloi i pari në avantazh, pas një goli shumë të bukur të Mac Allister. SHIKOGOLIN
Argjentinasi shënoi pas një goditjeje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 14-të. Tetë minuta më pas, Fulham barazoi shifrat me Sessegnon, i cili përfitoi nga një pavëmendje e mbrojtësve të Liverpool dhe gjendej në kohën dhe momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë. SHIKOGOLIN 
Në minutën e 31-të, Alex Iwobi shënon golin e dytë për Fulham me një goditje potente. Në minutën e 36-të ishte radha e Rodrigo Muniz për të shënuar golin e tretë. Në minutën e 72-të Luiz Diaz do të shënonte golin e dytë për Liverpool. Shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund. Pavarësisht humbjes, Liverpool kryeson në vendin e parë me 11 pikë nga Arsenal i vendit të dytë.
Në sfidën tjetër, Tottenham bëri detyrën në shtëpi duke mundur 3-1 Southampton, që sezonin e ri do të luajë në Championsship. Golat për vendasit u shënuan dy nga Brennan Johnson dhe nga Mathys Tel me penallti, ndërsa për miqtë ngushtoi shifrat në fund Mateus Fernandes.