6 Prill 2025
17:09
Telesport
Janë luajtur 2 ndeshjet e para për javën e 33-të të Abissnet Superiore. Në “Adush Muça”, Bylis fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë. Golin e fitores për ballshiotët e shënoi një ish-i shkodranëve, braziliani Da Silva në minutën e 47-të. Me këtë fitore, bylis ngjitet në vendin e shtatë me 36 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet e treta me 52 pikë.
Në sfidën tjetër, Laçi u mposht 1-2 në fushën e vetë nga Skënderbeu. Korçarët gjetën të parët golin në minutën e 19-të me Bismark, i cili përfitoi nga një gabim i vendasve. Vendasit barazuan shifrat me Kordeiro-n në minutën e 39-të pas asistit të Ledio Tresës. Goli i fitores së madhe për Skënderbeun do të vintë në minutën e 83-të, ku goditja e Bismark devijohet nga Lleshi dhe përfundon në portën e mbrojtur nga Dobjani.
Fitorja e dytë rresht për Skënderbeun, i cili tashmë renditet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa kurbinasit i kanë vështirësuar shumë punët vetes me këtë humbje dhe renditen në vendin e 9-të me 33 pikë.
