Mac Allister supergol, por Fulham përmbys Liverpool-in në pak minuta(video)

6 Prill 2025

15:32

Telesport

Fulham dhe Liverpool po përballen mes tyre në kuadër të javës së 31-të në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot kaloi i pari në avantazh, pas një goli shumë të bukur të Mac Allister. SHIKOGOLIN
Argjentinasi shënoi pas një goditjeje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 14-të. Tetë minuta më pas, Fulham barazoi shifrat me Sessegnon, i cili përfitoi nga një pavëmendje e mbrojtësve të Liverpool dhe gjendej në kohën dhe momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.Në minutën e 31-të, Alex Iwobi shënon golin e dytë për Fulham me një goditje potente. Në minutën e 36-të ishte radha e Rodrigo Muniz për të shënuar golin e tretë. SHIKOGOLIN 
Në dy sfidat e tjera, Chelsea-Brentford, rezultati është ende 0-0. Ndërsa në sfidën tjetër, Tottenham po fiton 1-0 ndaj Southampton.