6 Prill 2025
15:52
Telesport
Edhe pse javën e fundit është përfolur se Mohamed Salah dhe Liverpool ende nuk e kanë mbyllur përfundimisht mes tyre, dhe të dy palët mund të arrin ë një rinovim edhe për dy vite të tjera, klubi i kuq sërish po punon në merkato për të gjetur një pasues të denjë për yllin egjiptian.
Mediat angleze raportojnë se dëshira e madhe e Liverpool është braziliani i Real Madridit, Rodrygo, për të cilin është gati oferta 140 milionë euro. Rodrygo, i cili është rritur ndjeshëm që kur iu bashkua Real Madridit në vitin 2019, i përshtatet asaj që kërkon Liverpool: një lojtar i ri me potencial që mund të bëjë diferencën dhe të përshtatet direkt me sistemin e tyre të lojës.
Negociatat me Realin do jenë super të vështira, pasi klubi madrilen e vlerëson shumë brazilianin dhe duket e vështirë që mund të heq dorë prej tij, pavarësisht super ofertës së Liverpool. Për sulmuesin brazilian, ka pasur dhe më parë interes nga PSG dhe klubet arabe, por s’ka pasur lëvizje dhe ofertë konkrete.
